IZRAEL – Një ligj mundëson marrjen e masave urgjente për virusin pa miratimin e Knesetit

TEL AVIV, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Parlamenti izraelit miratoi një ligj që do t’i lejojë qeverisë të vendosë kufizime në luftën kundër koronavirusit pa miratimin e menjëhershëm nga Kneseti.

Ligji u miratua si pjesë e rregullave të urgjencës, ndërsa Izraeli përballet me një valë të dytë koronavirusi.

Parlamenti pritet të miratojë çdo vendim qeverie.

Njëzet e nëntë nga 120 ligjvënësit votuan në favor të ligjit dhe 24 kundër.

Pjesa tjetër mungonte.

Anëtari i partisë opozitare, Mickey Levi i ”Yesh Atid” e dënoi këtë vendim si “çmenduri” dhe “diktaturë”, sipas një deklarate të lëshuar nga parlamenti./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.