GJERMANI – Seehofer: Të rishikohet sistemi i azilit i BE-së

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se trajtimi që BE-së u bën refugjatëve nuk është dinjitoz.

Ai bëri thirrje për të arritur një marrëveshje për rishikimin e sistemit të azilit.

Duke folur para një takimi të ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së, politikani konservator tha se Italia, Malta, Greqia dhe Spanja nuk duhet të mbajnë të vetme peshën e kërkesave për azil.

“Ne nuk jemi vetëm një bashkësi ekonomike dhe sigurie, por edhe një bashkësi vlerash,” tha ai.

Vitet e fundit, BE është përqendruar vetëm në lehtësimin e kthimit të migrantëve, pa u dhënë atyre qasje në një procedurë të përshtatshme azili./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.