GJERMANI – Punonjës të disa gjykatave evakuohen pas alarmeve për bombë

BERLIN, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Stafi i disa gjykatave gjermane u evakua sot pas alarmeve për bombë, njoftoi policia.

“Punonjësit e disa gjykatave të Mayence, Erfurt, Lübeck apo Wolfsbourgut u desh të largoheshin nga ndërtesat si masë parandaluese”, theksuan forcat e sigurisë.

Në Mayence, gjykata mori kërcënime me e-mail dhe qentë me erë inspektuan ndërtesën.

Gjithashtu e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjykatën e Erfurtit, ku është ndërprerë puna për shkak të njoftimeve për bombë.

Përmbajtja e këtyre kërcënimeve mbetet ende e paqartë.

Në prill, procesi gjyqësor ndaj në mbështetësi të dyshuar të ekstremit të djathtë, i akuzuar se kishte dërguar letra kërcënuese kundër personaliteteve politike, gazetarëve dhe funksionarëve, ishte ndërprerë pas një alarmi për bombë.

Gjykata kishte marrë një mesazh me faks pak para fillimit të gjykimit se eksplozivët ishin shpërndarë nëpër sallën e gjyqit.

Faksi ishte nënshkruar “Heil Hitler!”, sipas një burimi gjyqësor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.