COVID-19/ 722 pacientë të prekur monitorohen përditë nga mjeku i familjes


TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kujdesi Shëndetësor Parësor është në gatishmëri përballë pandemisë së COVID-19.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor 1600 mjekë familjeje janë çdo ditë në ndjekje ditore të rasteve të prekura nga COVID-19.

SIPAS FSDKSH-së, janë 722 pacientë të ndjekur nga mjeku i familjes.

Në respektim me rigorozitet të Protokollit të COVID-19 bëhet evidentimi në kohë reale i rasteve të prekura dhe kontakteve me çdo person të dyshuar.

Po ashtu bëhet ndjekja e rasteve, çdo ditë, fizikisht dhe virtualisht. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.