BRUKSEL – PBB e zonës euro rënie prej 8,7% në 2020

BRUKSEL, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto i zonës euro do të pësojë një rënie prej 8,7% në 2020 para se të ringrihet në 2021 me +6,1%), sipas vlerësimeve të publikuara sot nga Komisioni Europian, që u tregua më pesimist se gjatë parashikimeve të fundit në fillim të muajit maj.

“Impakti ekonomik i kufizimit është më i rëndë nga sa kishim parashikuar në fillim. Ne po vazhdojmë të lundrojmë në ujëra të trazuara dhe jemi përballur me shumë rreziqe, si dhe një valë të konsiderueshme infektimesh”, theksoi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, cituar në një komunikatë.

Më herët, në fillim të muaji maj, Brukseli kishte parashikuar një rënie të PBB-së prej 7,7% në 2020, më pas një rimëkëmbje prej +7,4%) në 2021.

“Këto parashikime tregojnë efektet ekonomike shkatërruese të kësaj pandemie”, nënvizoi komisioneri europiane për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Tre vende si Italia, Spanja dhe Franca janë prekur ndjeshëm nga ky recesion, me një PBB në rënie prej 10% në 2020./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.