UASHINGTON – Fauci: Situata e COVID-19 në SHBA aspak e mirë

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Situata aktuale pandemike e COVID-19 në SHBA është me të vërtetë aspak e mirë, tha sot Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, ndërsa gjithnjë e më shumë shtete vazhdojnë të thyejnë rekordet e tyre për rastet e reja ditore të koronavirusit të ri.

“Është një situatë serioze së cilës duhet t’i adresohemi menjëherë”, tha ai në një bisedë me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins.

“Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze. Ata mund të sëmuren rëndë”, shtoi Fauci, duke theksuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.

Ditët e fundit, rreth 14 shtete amerikane raportuan rekorde të reja dhe 250 000 njerëz janë testuar pozitivë deri më tani, vetëm në ditët e para të korrikut, sipas një raporti nga “The New York Times”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.