SHBA – ICE: Jo më viza për studentët e huaj që studiojnë online

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk do të japë më viza për studentët e huaj të regjistruar në institucione që do të vazhdojnë t’i japin mësimet vetëm në internet, në fillim të vitit akademik 2020-2021, për shkak të koronavirusit të ri, njoftuan sot shërbimet amerikane të Emigracionit.

“Studentët tashmë të pranishëm në SHBA duhet të largohen nga vendi”,  tha Policia e Emigracionit dhe Doganave (ICE), në një njoftim për shtyp.

ICE sqaroi se, nëse duan të ruajnë statusin e tyre juridik, studentët duhet të marrin masa të tjera, të tilla si regjistrimi në një shkollë me pjesëmarrje fizike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.