Rivitalizimi i pronave shtetërore/ Nano: Të sillen në vëmendjen e investitorëve për projekte zhvillimi

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Investimet e huaja në Shqipëri janë një motor i nxitjes dhe zhvillimit të ekonomisë dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria gjatë viteve të fundit kanë ndikuar në lehtësimin e të bërit biznes.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Sokol Nano, vizitoi qytetin e Korçës në kuadër të identifikimit dhe promovimit të pronave shtetërore.

“Pronat shtetërore nuk duhet të flenë, por ato duhet të sillen në vëmendjen e investitorëve për projekte të reja zhvillimi që ndihmojnë drejtpërdrejtë zonën, qytetarët dhe biznesin

Ndërtimi i një pakete konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja, veçanërisht në ato zona ku ka potencial njerëzor dhe mungojnë vendet e punës është një nga rekomandimet e Këshillit të Investimeve për qeverinë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dy vitet e fundit fluksi i investimeve të huaja kapërceu 1 miliard euro./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.