POLONI – Duda dekreton ndalimin e birësimit nga çiftet e së njëjtës gjini

VARSHAVË, 6 korrik /ATSH-PAP/ – Presidenti polak, Andrzej Duda ka nënshkruar një dekret, sipas të cilit personat e lidhur në martesë, por të së njëjtës gjini, nuk do të lejohet të adoptojnë fëmijë.

Ai njoftoi se do t’ia paraqiste edhe Dhomës së Ulët të parlamentit polak (Sejm) vendimin e tij.

“Jam shumë i lumtur që mund ta përmbush premtimin tim. Por, mbi të gjitha, unë jam shumë i kënaqur që kam zbatuar atë që kam planifikuar që nga fillimi i presidencës sime”, tha Duda.

”Mbrojtja e familjeve dhe fëmijëve polakë ka qenë gjithmonë qëllimi im”, theksoi ai.

Një projektndryshim në Kushtetutë mund t’i paraqitet Sejm-it nga të paktën 20% e deputetëve apo Senatit./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.