Konsumi privat u rrit me 3.1% gjatë vitit të kaluar

TIRANË, 6 korrik /ATSH/- Konsumi privat regjistroi një rritje të qëndrueshme
gjatë vitit që kaloi, të krahasueshme me atë të një viti më parë, njoftoi Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të publikuar së fundi.
Sipas BSH-së, në terma mesatarë, konsumi privat u rrit me 3.1% gjatë vitit të kaluar, duke qenë dhe kontribuuesi kryesor i zgjerimit të kërkesës agregate.
“Rritja e konsumit privat reflektoi rritjen e vazhduar të pagave dhe të punësimit, si dhe ecurinë e besimit konsumator, niveli i të cilit, pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, mbeti mbi mesataren historike. Paralelisht me to, zgjerimi i shpenzimeve konsumatore u mbështet nga norma të ulëta interesi dhe kushte të lehtësuara financiare”- bën të ditur BSH-ja. e.xh//a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.