KF “Tirana” shpallet kampione e moshës U-19

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Të dielën u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kupës për ekipin kampion të kampionatit U-19, që organizohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së, Tiranë.

Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun KF “Tiranës” së drejtuar nga trajneri Alpin Gallo, që arriti të triumfojë duke mbyllur sezonin në vendin e parë.

Ceremonia u zhvillua në përfundim të ndeshjes FK “Tirana”-FK “Kamza”, që u mbyll me fitoren 3-1 të bardhebluve e që u luajt në kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

/gj.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.