FUTBOLL – Mesi vendos një tjetër rekord personal

BARCELONE, 6 korrik /ATSH-MIA/ – Kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi dha mbrëmë dy pasime për dy gola në triumfin mbi Vilarealin 4-1.

Argjentinasi në javën e 34-t të kampionatit të Spanjës dha pasimet për golat e Luis Suarezit dhe Antoan Grizmanit dhe arriti në 19 të tilla, një rekord personal për Mesin.

Në sezonin 2010-11 dhe 2014-15, Leo ka bërë 18 pasime të tilla, që ndryshe quhen edhe asist.

Këtë sezon, Mesi ka bërë 27 gola dhe 24 asiste në 38 ndeshje. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.