FRANCË – PBB-ja pritet të rritet me 14% në T3

PARIS, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Ekonomia franceze pritet të rritet fuqimisht, me 14%, në tremujorin e tretë në krahasim me të dytin, falë normalizimit të vazhdueshëm të aktivitetit dhe pas një tremujori të dytë pak më të mirë nga sa pritej fillimisht, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Banque de France.

“Megjithatë, ky normalizim do të ndodhë me një ritëm të ngadaltë, duke qenë se pjesa më e madhe e rritjes ka ndodhur tashmë pas masave të heqjes së kufizimeve në maj dhe qershor”, saktësoi institucioni monetar.

Përkundër këtij lajmi inkurajues, Banque de France ka konfirmuar parashikimin e saj për një rënie prej 10% të PBB-së në vitin 2020.

Ky është një vlerësim pak më shumë optimist se ai i qeverisë, e cila pret një rënie prej 11%, recesioni më serioz në Francë që nga viti 1945./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.