COVID-19/ Instalohen kamera termike për matjen e temperaturës së udhëtarëve në Portin e Durrësit

TIRANË, 6 korrik /ATSH/- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton për aplikimin e masave shtesë mbi protokollet e sigurisë shëndetësore në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit.
Sipas MIE-së, në kushtet e situatës së mbrojtjes ndaj COVID-19, në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit po instalohen kamerat termike për matjet e temperaturës së udhëtarëve në distancë.
“Sistemi synon identifikimin në kohë të shpejt të temperaturës së trupit për qytetarët që do të hyjnë/dalin nëpërmjet Portit të Durrësit dhe njëkohësisht mbrojtjen e personelit shëndetësor”- bën të ditur MIE. /a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.