ARGJENTINË – Zgjaten negociatat për borxhin

BUENOS AIRES, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Argjentina u paraqiti sot një ofertë të re kreditorëve të saj të huaj në lidhje me ristrukturimin e borxhin të saj dhe zgjatjen e negociatave për këtë ofertë deri më 4 gusht, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Pak orë më parë, presidenti argjentinas, Alberto Fernandez tha se negociatat për ristrukturimin e borxhit prej 66 miliardë dollarësh do të zgjateshin deri në fund të gushtit, por Ministria, më në fund, sqaroi se afati do të zgjasë vetëm deri më 4 gusht.

“Kjo që po bëjmë është një përpjekje e madhe, përpjekja më e madhe që mund të bëjmë”, tha Fernandez për radio “Milenium”.

“Duke analizuar gjërat në mënyrë racionale dhe nga këndvështrimi i këtushëm, ne nuk po u kërkojmë atyre që të humbasin, por të ndalojnë së fituari atë që fitonin me tepri”, shtoi ai.

Borxhi i jashtëm i Argjentinës zë një të pestën e borxhit të saj të përgjithshëm, i cili arrin në 324 miliardë dollarë, ose 90% të produktit të brendshëm bruto të vendit./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.