SHBA – Kanye West shpall kandidaturën për president

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Reperi dhe producenti Kanye West, i cili thotë në një prej këngëve të tij “të synosh yjet”, njoftoi sot kandidaturën në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

“Ne duhet tashmë të përmbushim premtimin e Amerikës duke pasur besim të Zoti, duke bashkuar vizionet tona dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë. Jam kandidat për presidencën e SHBA-së! #2020VISION”, njoftoi në një mesazh në Twitter, Kanye West.

Sipërmarrësi miliarder, 43-vjeçar, i cili kërkon në njërën nga këngët e tij për të “synuar yjet, dhe nëse ju dështoni, ju ndaloni në një re” nuk ka dhënë detaje të tjera.

Bashkëshorti i yllit të telerealitetit, Kim Kardashian ka zënë tituj kryesorë të gazetave këto vitet e fundit për problemet e tij psikiatrike, deklaratat e tij të diskutueshme për skllavërinë dhe për mbështetjen e tij për presidentin republikan Donald Trump, i cili është shumë jopopullor në botën e rap-it.

Kanye West gjithashtu u takua me presidentin republikan kokë më kokë në Zyrën Ovale në vitin 2018.

“Do të vijë momenti kur unë do të jem president i SHBA-sëË, deklaroi ai gjatë një interviste me Zane Lowe, në programin Beats 1 Show d’Apple Music./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.