Rezerva valutore u rrit në 200 milionë euro, në fund të muajit maj

TIRANË, 5 korrik /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vlera e mjeteve të rezervës u rrit në rreth 3.5 miliardë euro në fund të muajit maj 2020.
Krahasuar me një vit më parë, rezerva valutore paraqitet në rritje me 6% ose pothuajse 200 milionë euro.
Në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është rritur me rreth 60%.
Sipas të dhënave të BSH-së, në fund të dhjetorit 2019, stoku i rezervës valutore
rezultoi 3,359.70 milionë euro, ku përfshihet edhe ari monetar, në një shumë prej 119.34 milionë euro ose 3.6% e totalit
Në fund të vitit 2019, përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto ishte: usd 20.0%; euro 65.1%; gbp 2.6%; jpy 2.4%; aud 1.4%; sdr 3.3%; ar 3.6%; rmb 1.8%. e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.