KLIMË – Japonia çmonton 90% të termocentraleve me qymyr

TOKIO, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Qeveria japoneze synon pezullimin dhe më pas çmontimin e pjesës më të madhe të termocentraleve të vjetra me qymyr brenda vitit 2030, deklaroi ministri japonez i Energjisë dhe Industrisë, Hiroshi Kajiyama.

”Rreth 100 impiante ose të paktën 90% e tyre prej 114 termocentralet e qymyrit do të çmontohen”,  theksoi Kajiyama, duke theksuar se që këtë muaj do të nisë procesi i transaksionit në forma të ndryshme të energjisë së rinovueshme.

Japonia aktualisht gjeneron rreth 32% të nevojave të saj për energji nga qymyri dhe vetëm 17% nga burimet me një ndikim më të ulët mjedisor, si energjitë diellore dhe ato të erës.

Marsin e kaluar qeveria e Tokios konfirmoi objektivin e një uljeje me 26% në emetimet e karbonit duke filluar nga viti fiskal 2013 deri në vitin 2030 sipas ‘’Marrëveshjes së Parisit’’ të 2015, pavarësisht pritjet për një objektiv më ambicioz.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.