JAPONI – Guvernatorja e Tokios Yuriko Koike fiton mandatin e dytë

TOKIO, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike u shpall fituese për një mandat të dytë në krye të një prej qyteteve më të populluara të botës, duke u angazhuar për të luftuar kundër rritjes së rasteve të reja me koronavirusin e ri në kryeqytetin japonez.

Mediet e mëdha japoneze njoftuan për një fitore të thellë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në këto zgjedhje, të dominuara nga pandemia dhe çështja e shtyrjes së Lojërave Olimpike të Tokios, Koike, 67 vjeçe, politikania me përvojë të krahut të djathtë dhe një komunikuese e aftë, e përmendur shpesh si kryeministrja e parë femër e mundshme e Japonisë, ishte përballë 21 kandidatëve, një numër rekord ky, kryesisht pa përvojë politike.

“Detyra më urgjente është lufta kundër COVID-19. Për të katërtën ditë radhazi, ne kemi konfirmuar më shumë se 100 të infektuar”, deklaroi ajo pas mbylljes së qendrave të votimit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.