FOKUS – Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë

PARIS, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 530 865 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 11 296 470 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 5 895 50 janë konsideruar sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 129 676 vdekje për 2 839 917 raste. Të paktën 894 325 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 64 265 të vdekur për 1 577 004 raste, Britania e Madhe me 44 198 të vdekur për 284 900 raste, Italia me 34 854 të vdekur për 241 419 raste dhe Meksika me 30 366 të vdekur për 252 165 raste..

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 553 raste, 8 raste të reja të shtunë dhe të dielën, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 516 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 199 252 të vdekur për 2 721 295 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 138 396 të vdekur për 2 945 234 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 126 648 të vdekur për 2 869 221 raste, Azia 37 862 të vdekur për 1 472 093 raste, Lindja e Mesme 17 480 të vdekur për 813 851 raste, Afrika 11 094 të vdekur për 464 804 raste dhe Oqeania 133 të vdekur për 9 972 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.