Takimi rajonal për kontrollin e armëve/ Sfidë e përbashkët krijimi i një hapësire të sigurtë në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Komisionet Kombëtare për Kontrollin e Armëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan sot mbi progresin e bërë në vitin 2019 dhe deri tani për kontrollin e armëve.

Takimi u organizua nga UNDP SEESAC (Qendra e Europës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta),me mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës.

Përfaqësuesja e qeverisë shqiptare, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u shpreh se sfidë e përbashkët është krijimi i një hapësire të sigurtë në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar fuqishëm në luftën kundër mbajtjes, përhapjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe gjatë gjithë këtyre viteve me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ka patur investime të konsiderueshme në të gjitha nivelet, për të rritur kapacitetet e stafit tonë por gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës teknike dhe pajisjeve të nevojshme për të trajtuar këto sfida.

Shqipëria përmbushi detyrimet ndërkombëtare me ngritjen e këtij Komisioni përfaqësuesja  në fillim të vitit 2018, detyrime të cituara dhe në progres-raport. /a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.