RUSI – Mbi 10 000 viktima nga COVID-19

MOSKË, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi sot se kishte regjistruar më shumë se 10 000 të vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri, një bilanc që mbetet më i ulët se ai i vendeve të tjera të prekura nga koronavirusi.

“Numri i personave të vdekur nga COVID-19 arriti në 10 027, pas 167 viktimave të njoftuara 24 orët e fundit”, njoftoi qeveria në faqen e saj të internetit.

Rusia konfirmoi 674 515 raste me COVID-19, bilanci i tretë më i lartë në botë.

Megjithatë, numri i ulët i të vdekurve në raport me rastet e infektuara, në krahasim me vendet e tjera, ngre pikëpyetje për bilancin e ulët të viktimave.

Autoritetet ruse e justifikojnë këtë fakt se epidemia është shfaqur më vonë në Rusi dhe vendi ka pasur kohë të përgatisë spitalet dhe të zhvillojë një politikë masive depistimi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.