Përmes rrugicave mistike të Mangalemit/ Në “shtëpinë e glikove” aty ku rrëzëllen shembulli frymëzues i Margalinës, 80 vjeçares së dashuruar me të bukurën

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/313378316504053/?t=250

 

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, në Berat ndodhet “shtëpia e glikove”, ku një 80 vjeçare së bashku me familjen e saj prodhojnë gliko në mënyrë artizanale.

Kryeministri Edi Rama publikoi historinë e kësaj familjeje, e cila prodhon 40 lloje glikosh.

“Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, në “shtëpinë e glikove”, aty ku rrëzëllen shembulli frymëzues i Margalinës, 80 vjeçares së dashuruar me të bukurën, e cila prej vitesh prodhon në mënyrë artizanale glikotë më të mira të Beratit”, u shpreh Kryeministri Rama.

“Nuk bëjmë gliko për të shitur për të bërë para për të ngrënë bukë, por bëjmë gliko tradicionale për të kënaqur veten dhe klientin”, shprehet Margalina.

Produktet e nënë Margalinës dhe familjes së saj janë prezente në të gjitha panairet që zhvillohen në vend, por edhe në pikat e shitjes të produkteve natyrale.

Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Frida Krifca informoi se “punishtja” modeste e Margalinës, monument kulture prej muajit gusht do t’i nënshtrohet restaurimit, për t’i rikthyer shkëlqimin shtëpisë së nënës duarartë./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.