INDI – Rekord i ri ditor infeksionesh me COVID-19

NJU DELHI, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Koronavirusi i ri në Indi arriti të infektojë brenda 24 orëve 22 771 pesona, një rekord të ri për gjigantin aziatik, treguan të dhënat nga Ministria federale indiane e Shëndetësisë.

”Vendi i Azisë Jugore gjithashtu njoftoi 442 vdekje të tjera gjatë një periudhe 24-orëshe duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19 në 186 565”, tha ministria.

Shkalla e shërimit mbetet në 60,8%.

India është vendi i katërt i goditur më keq, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Rusisë.

India, e cila futi nga kufizimet më të rrepta në botë më 25 mars, është hapur që nga mesi i majit, me rifillimin e fluturimeve dhe shërbimeve të trenave./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.