HOLANDË – Karta e identitetit nuk do të ketë më gjininë e shtetasve

HAGË, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Brenda pak viteve, gjinia e qytetarëve holandezë nuk do të përmendet më në kartën e tyre të identitetit, një gjeneralitet i konsideruar si “i padobishëm” nga Ministrja e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Ingrid van Engelshoven.

Në një letër drejtuar parlamentit, ministrja, gjithashtu e ngarkuar me emancipimin, njoftoi qëllimin e saj për të hequr gjeneralitetin e gjinisë në kartat e identitetit “nga viti  2024”.

Ingrid van Engelshoven dëshiron “të kufizojë sa më shumë që të jetë e mundur përmendjen e panevojshme të gjinisë”.

“Holanda nuk do të ishte shteti i parë anëtar që do të ketë një letërnjoftim pa përmendur gjininë. Karta e identitetit gjerman nuk e përmend seksin”, shkruan ministrja.

Van Engelshoven beson se qytetarët duhet të jenë në gjendje të “formojnë identitetin e tyre dhe ta jetojnë atë në liri dhe siguri të plotë”.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për njerëzit që përjetojnë probleme me këtë kategori gjinore në kartat e tyre të identitetit ditë pas dite”, thanë homoseksualët holandezë dhe organizatat e tjera për të drejtat e minoriteteve seksuale.

Holanda gjithashtu ndërmori një hap drejt njohjes së një seksi të tretë në vitin 2018, kur një qytetar i lindur interseks kishte marrë nga drejtësia të drejtën të mos kishte nevojë të regjistrohej si burrë apo grua në të certifikate lindjeje./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.