Foto/ Tiranë, vijon dezinfektimi i parqeve dhe hapësirave rekreative

TIRANË, 4 korriku/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat duke vijuar dezinfektimin e parqeve dhe shesheve rekreative, proces që do të vijojë çdo ditë në çdo cep të kryeqytetit.

“U pastrua, u dezinfektua dhe tashmë Parku Rinia është gati të mirëpresë vogëlushët në pasditet e tyre argëtuese, pranë lodrave dhe lëndinave të gjelbëruara. Është e rëndësishme që jeta të vazhdojë normalisht, pavarësisht kësaj pandemie që, sigurisht të gjithëve na e ka vështirësuar sadopak jetën”, informoi bashkia e Tiranës.

Derisa rreziku nga Covid të jetë mes nesh, dezinfektimi i parqeve dhe shesheve rekreative do të vijojë çdo ditë dhe në çdo cep të kryeqytetit.  z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.