Basha uron pavarësinë e SHBA-së: Faleminderit për mbështetjen e pazëvendësueshme

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi sot festën e pavarësisë së SHBA, duke shpërndarë një postim të ambasadores amerikane, Yuri Kim, nga pritja në rezidencën e saj për autoritetet më të larta të shtetit dhe kreun e opozitës.

“Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese”, tha Basha.

“Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e liderit të opozitës në festën kombëtare të SHBA-së.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.