Baldushk/ Nis puna për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, Veliaj: Futen nën ujë 300 ha tokë bujqësore

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Ndërmarrja e Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës ka nisur punën për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, në Baldushk.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se kjo ndërhyrje përmirëson vaditjen në këtë zonë, duke futur nën ujë rreth 300 hektarë tokë bujqësore.

“Bravo ekipit që në këto ditë të nxehta po kujdesen për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, në Baldushk. Kjo ndërhyrje përmirëson vaditjen në këtë zonë, duke futur nën ujë rreth 300 hektarë tokë bujqësore. Vazhdojmë me rrjetin e Mumajesit, i cili përfundon brenda këtij sezon”, deklaroi kreu i bashkisë, Veliaj./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.