Air Albania nis fluturimet drejt Frankfurtit në 20 korrik


TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Kompania ajrore flamurmbajtëse shqiptare Air Albania do të nisë fluturimet drejt Frankfurtit në Gjermani.

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, bëhet e ditur se nga data 20 korrik do të nisin fluturimet drejt Frankfurtit.

Air Albania nisi shtatorin e 2018 për herë të parë fluturimet nga Tirana drejt Stambollit e anasjelltas dhe në vazhdim edhe drejt destinacioneve të tjera europiane./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.