ZVICËR – Ryan: Qeveritë duhet të luftojnë, shifrat e COVID-19 nuk gënjejnë

GJENEVË, 3 korrik /ATSH-AFP/- Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje sot vendeve të prekura nga koronavirusi që të zgjohen dhe të luftojnë, sepse shifrat nuk gënjejnë.

“Është me të vërtetë koha që vendet t’u kushtojnë vëmendje shifrave. Ju lutemi, mos i injoroni ato që ju tregojnë shifrat”, tha kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore, Michael Ryan, në një konferencë për shtyp.

“Qeveritë duhet të zgjohen. Shifrat nuk gënjejnë dhe as situata në terren”, vazhdoi ai, duke theksuar se nuk është kurrë vonë për një epidemi që të rimarrë kontrollin.

Për herë të parë, që nga shpërthimi i epidemisë në Kinë në dhjetor, Amerika Latine kapërceu sot Europën përsa i përket numrit të rasteve me COVID-19, me më shumë se 2,7 milionë pacientë, edhe pse Kontinenti i Vjetër mbetet rajoni me më shumë vdekje, me gati 200 000 viktima në botë, para SHBA-së, Kanadasë dhe Amerikës Latine./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.