Siguria ushqimore/ 600 inspektime, 28 mostra dërgohen për analizim mikrobiologjik

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si pjesë e Taskforcës Anticovid po vijojnë në të gjithë territorin inspektimet për zbatimin e protokolleve të sigurisë që parandalojnë përhapjen e infeksionit.

“Në të gjitha monitorimet kërkohet nga bizneset që të zbatohen rreptësisht të gjitha protokollet e sigurisë kundër përhapjes së Covid-19”, bën të ditur AKU.

Gjatë kontrolleve të kryera, thekson AKU, janë vendosur disa masa me paralajmërim, ndërsa janë marrë 28 mostra për analizim mikrobiologjik.

AKU siguron qytetarët se do të vazhdojë të jetë e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.