Parashikimi i motit, e premte 3 korrik 2020

TIRANE, 3 korrik /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë relieveve malore.

Në juglindje e relievet e larta malore të lindjes do të ketë reshje shiu të izoluara në formën e pikave apo shtrëngatave afatshkurtër. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-8 m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 diell
Kukës 20/35 diell re
Lezhë 19/36 diell
Dibër 19/32 diell re
Durrës 23/33 diell
Tiranë 23/36 diell
Elbasan 23/38 diell
Berat 19/37 diell
Vlorë 20/36 diell
Korçë 19/33 diell re
Gjirokastër 19/37 diell
Sarandë 19/34 diell

                  

/e.m//a.a/

                                            

                 

           

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.