KANADA – Arrestohet pasi tentoi të hynte në zonën rezidenciale të Trudeau

OTAVA, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Një person i armatosur u arrestua pasi hyri në një pronë në Otava, që përfshin edhe rezidencën e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, deklaroi sot policia kanadeze.

Policia tha se personi dhunoi hyrjen kryesore të këmbësorëve dhe automjeti i tij mbeti i prishur nga goditja.

Imazhet e stacionit kanadez CBC treguan portën e dëmtuar pas aksidentit.

”Personi, i cili është anëtar i ushtrisë kanadeze, më pas ka ecur në terrenin e Rideau Hall’’, theksoi policia.

”Ai u arrestua pak para orës 08:30 dhe u dërgua në arrest policor për t’u marrë në pyetje”, theksoi RCMP. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.