ITALI – ISTAT: Pandemia e COVID-19 ka thelluar pabarazitë ekonomike dhe sociale 

ROMË, 3 korrik /ATSH-AA/ -Pandemia e COVID-19 ka thelluar pabarazitë ekonomike dhe sociale të Italisë, duke goditur popullsinë më të varfër, më të cënueshme dhe më pak të arsimuar, tregoi një studim i botuar sot nga Zyra Kombëtare e Statistikave, ISTAT.

Studimi konfirmoi se ndikimi ekonomik i pandemisë në ekonominë tashmë të ngecur italiane do të jetë i rëndë dhe prodhimi i vendit pritet të bjerë me 8,3% këtë vit.

“Kushtet e pafavorshme socio-ekonomike i ekspozojnë njerëzit ndaj rrezikut më të madh për të jetuar në banesa të vogla ose të mbipopulluara, duke zvogëluar mundësinë e respektimit të masave distancuese shoqërore”, vuri në dukje studimi.

Gjithashtu, studimi arriti në përfundimin se urgjenca e COVID-19 theksoi pabarazitë paraekzistuese, sepse njerëzit me të ardhura të ulëta patën më shumë të ngjarë të detyroheshin të punonin gjatë kufizimeve, ndërsa shumë punëtorë të parregullt humbën punën e tyre të pasigurt./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.