GJERMANI – Merkel: Ia vlen ta mbash Europën të bashkuar

BERLIN, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Ia vlen ta mbash të bashkuar Europën, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një fjalimi në Bundesrat.

Gjatë fjalimit në Bundesrat, trupi legjislativ që përfaqëson 16 landet e Gjermanisë në nivel federal, kancelarja bëri edhe prezantimin e vizionit të presidencës gjermane gjatë presidencës së radhës të BE-së.

“Pandemia tregoi prekshmërinë e Europës. Europa nuk është vetëm një dhuratë e historisë, por edhe një projekt për të cilin është punuar me përpjekje”, shtoi kancelarja.

”Kohezioni në BE është garantues i paqes dhe mirëqenies së kontinentit”, theksoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.