FRANCË – “Air France” planifikon shkurtimin e mbi 7 000 vendeve pune

PARIS, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Bordi drejtues i grupit “Air France” njoftoi sot se planifikon të shkurtojë 7 580 vende pune në kompaninë ajrore “Air France” dhe në filialin rajonal “Hop!” deri në fund të vitit 2022, për të përballuar krizën e COVID-19, që e ka goditur rëndë grupin.

“Grupi planifikon të shkurtojë 6 560 vende pune nga 41 000 kontrata me kohë të plotë në kompaninë franceze dhe 1 020 vende pune nga 2 420 të tilla në “Hop!”, tha bordi në një njoftim për shtyp, pas takimeve me përfaqësuesit e personelit të të dy kompanive.

I prekur fort nga kriza e COVID-19, si i gjithë sektori i aviacionit, grupi “Air France” ka nisur një plan ristrukturimi, që planifikon zvogëlimin e rrjetit të tij francez (deficitar) me 40%, deri në fund të vitit 2021./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.