Di Maio: Falenderoj Kroacinë për rezultatet gjatë presidencës së BE, sidomos hapjen e negociatave me Shqipërinë

ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/- Ministri italian i punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Ministri Di Maio uroi homologun e tij për presidencës e radhës nga ana e Kroacisë të Këshillit të BE, në veçanti për rezultatet e rëndësishme të fituara për procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, siç është hapja të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, miratimi i metodologjisë së re për zgjerimin e Ballkanit Perëndimorët dhe hapjen e kapitullit të fundit të bisedimeve me Malin e Zi.

Duke kujtuar trashëgiminë e rëndësishme që ka lënë presidenca kroate në organizimin e Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor të 6 majit, ministri Di Maio përsëriti mbështetje e fortë të Italisë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Të dy ministrat nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ranë dakord për krijimin e një komiteti koordinimi mes ministrave të dy vendeve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.