DANIMARKË – Kramp-Karrenbauer: COVID-19 një mundësi për më shumë bashkëpunim në BE

KOPENHAGË, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Pandemia e koronavirusit të ri paraqet një mundësi për vendet europiane që të punojnë më ngushtë dhe të jenë më bashkëpunues me njëri-tjetrin, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne pamë që kjo pandemi na çoi në skajet e aftësisë sonë kombëtare për të vepruar”, tha Kramp-Karrenbauer në një seminar virtual, i organizuar nga Instituti danez për Studimet Ndërkombëtare (DIIS).

“Nga këndvështrimi im, ky është një udhëkryq. COVID-19 na jep një mundësi për t’u afruar sërish me njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

Kramp-Karrenbauer u ftua nga instituti, me qendër në Kopenhagë, dy ditë pasi Gjermania mori presidencën e rradhës së Bashkimit Europian./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.