COVID-19 – 53 000 raste në 24 orë në SHBA

UASHINGTON, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 53 069 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Kjo shifër është një rekord i ri për vendin.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar  në 2 735 339 persona.

Të paktën shtatë shtete kanë shënuar shifrat më të larta në një ditë të vetme: Alaska, Arkansas, Florida, Xhorxha, Montana, Karolina e Jugut dhe Tenesi.

Numri i përgjithshëm të vdekjeve në SHBA ka arritur në 128 677 persona.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.