BRUKSEL – Von der Leyen: Gjashtë muajt e ardhshëm vendimtarë për të ardhmen e BE-së

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Bashkimit Europian, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

“Ne duhet të arrijmë një marrëveshje për gjeneratat e ardhshme të Bashkimit Europian dhe për buxhetin shumëvjeçar në Këshillin Europian dhe duhet të jemi të sigurt se kjo paketë është miratuar nga Parlamenti Europian dhe ratifikuar nga shtetet anëtare”, theksoi Von der Leyen.

“Ka një presion të madh mbi kohën dhe kriza që përcakton ritmin, çdo ditë personat e prekur do të humbin punën e tyre, do të ketë një dobësim të ekonomisë tonë, çdo ditë është e numëruar”, shtoi ajo.

“Sidoqoftë, duhet të ketë një marrëveshje këtë verë, nuk mund të mendoj variant tjetër”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel prësa i përket negociatave në Europë për fondin e rimëkëmbjes dhe për kornizën shumëvjeçare të buxhetit.

Kancelarja nënvizoi se do të shkonte në Bruksel më 17 korrik për të arritur një marrëveshje në korrik, por edhe nëse nuk është rasti ne do të vazhdojmë të punojmë.

“Ne jemi përballur me një krizë të pazakontë që ka nevojë për një përgjigje të pashembullt dhe ajo që shoh si pozitive, është se kemi parë një unanimitet total në Këshill për këtë çështje”, nënvizoi Von der Leyen.

“Ka një unanimitet në qasjen që ka të bëjë me gjeneratën e ardhshme të BE-së”, shtoi ajo duke nëvizuar se ka ende shumë detaje për t’u negociuar, për madhësinë, për kreditë dhe grantet, dhe kjo nuk është në diskutim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.