Berat/ OSHEE nis zëvendësimin e matësave të vjetër induktivë me ato elektronikë

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Matësat elektronikë po zëvendësojnë matësat e vjetër induktivë, bazuar mbi strategjinë për monitorimin e plotë dhe matjen e konsumit të energjisë elektrike, duke nisur nga nënstacioni, kabina, e deri te prona e abonentit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se ka nisur vendosjen e matësave elektronikë në Berat.

Sipas OSHEE-së, instalimi i matësave të rinj elektronikë po kryhet me perspektivën për t’u përshtatur në “smart”, çka ofron matje më të saktë dhe më pak ankesa nga qytetarët.

“Procesi parashikon rinovimin e sistemit të matjes në të gjithë vendin për 120 mijë matësa elektronikë”, bëri të ditur OSHEE./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.