AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/7/2020

BERLIN (Gjermani) – Deputetët e Bundestag-ut votojnë për vendosjen e një pensioni minimal në Gjermani.

VARSHAVË (Poloni) – Takim i kryeministrave të V4 para samitit të BE-së.

STAMBOLL (Turqi) – Proces gjyqësor për 20 persona të akuzuar për vrasjen e gazetarit saudit, Khashoggi.

PARIS (Francë) – Takim i Këshillit të Parisit për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Parisit.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi semestrale e federatës gjermane të automobilave VDA.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë shtypi e kreut të OBSH-së me Shoqatën e korrespondetëve të akredituar në Kombet e Bashkuara.

LOS ANXHELES (SHBA) – Dalja në Disney e komedisë muzikore të Broadway “Hamilton”

MAJEMI BEACH (SHBA) – Mbyllja e plazheve të Majemit për fundjavën e festës kombëtare për shkak të COVID-19.

TEHERAN (Iran) – Konferencë e përditshme shtypi e Ministrisë së Shëndetësisë për epideminë e COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.