SHBA – Worldometer: Mbi gjashtë milionë të shëruar në botë nga COVID-19

NJU JORK, 2 korrik /ATSH-AA/ – Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën gjashtë milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”. 

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në botë betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 6 032 985 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1 164 680), Brazili (916 147), Rusia (422 931), India (359 896), Kili (245 443), Irani (191 487), Italia (190 717), Gjermania (179 800), Peru (178 245) dhe Turqia (175 422).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u kthyer në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 519 083 persona ndërkohë shifra e rasteve të konfirmuara ka arritur në 10 810 307./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.