SHBA – Rritje rekord e numrit të rasteve me COVID-19

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 52 898 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në SHBA gjatë 24 orëve të fundit, një nivel rekord që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Këto raste të reja e çojnë në rreth 2,7 milionë numrin total të të infektuarve me COVID-10 në tokën amerikane. Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit u rrit në 706 duke e çuar bilancin total të pandemisë në 128 028 të vdekur.

Niveli i rasteve të reja të regjistruara në SHBA është më i larti që prej shfaqjes së Sars-Cov-2 dhe shtrimet në spitale janë rritur në disa vatra si Houston (Teksas) dhe Phoenix (Arizona).

Dje, Teksasi ka thyer rekordin ditor dhe ka raportuar 8 076 raste të reja me COVID-19, rreth 1 000 raste më shumë se një ditë më parë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.