Punime në rrjet/ Nesër, ndërprerje energjie në disa zona në Tiranë

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ OSHEE lajmëron se nesër do të ketë stakime energjie në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, do të ketë stakime energjie në disa zona të Vorës, Farkës, Ndroqit etj.

Për shkak të punimeve të planifikuara në një nga fiderat e NST Vorë dhe NST Ndroq, do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

Kështu nga ora 10:00-14:00 do të ndërpritet energjia në Gërdec, Marqinet.

Nga ora 09:00-15:00 do të ndërpritet energjia pjesërisht rruga “Siri Kodra”, rruga “Besa”, fshati Çekë.

Nga ora 09:00-14:00 do të ndërpritet energjia në Mullet.

Nga ora 10:00-13:00 do të ndërpritet pjesërisht energjia në zonën e Farkës.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.