GJERMANI – Deputetët miratojnë mocionin për mbështetjen e BQE-së

FRANKFURT, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Deputetët gjermanë votuan sot për të mbështetur programet e ndihmës së Bankës Qendrore Europiane (BQE) për eurozonën, për t’i dhënë fund një konflikti me drejtësinë gjermane, që kërcënoi të ardhmen e tyre.

Mocioni për këtë efekt u miratua nga një shumicë shumë e madhe e deputetëve të pranishëm në gjysmërreth.

Gjykata e Lartë i gjykoi të tepruara dhe joproporcionale programet e BQE-së për riblerjen masive të borxhit të tregjeve dhe kërkoi që, brenda tre muajve, instituti monetar, por edhe autoritetet gjermane, të shpjegoheshin dhe të vërtetonin të kundërtën.

Në të kundërt, Gjykata kërcënoi se do të pezullonte pjesëmarrjen e bankës qendrore gjermane, Bundesbank, në financimin e këtyre planeve të ndihmës.

Ky do të ishte një skenar katastrofik për zonën e euros, sepse pa mbështetjen e ekonomisë së saj kryesore, këto ndërhyrje do të privoheshin nga efikasiteti i tyre./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.