Durrës, në 6 muaj u përpunuan 45 mijë tonë mallra më shumë se sa vitin e kaluar

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Mallrave Gjenerale (TMGJ) të portit të Durrësit janë përpunuar 137 anije tregtare me afro 414 mijë tonë mallra gjithsej.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet se shifra e këtij 6-mujori është 12% më e lartë se sa periudha janar-qershor e vitit 2019.

Megjithëse në Terminalin Perëndimor (siç njihet ndryshe TMGJ) u përpunuan 2 anije më pak se sa vitin e kaluar, sasia e mallrave të përpunuar është rreth 45 mijë tonë më e lartë se sa janar-qershori i vitit 2019.

Gjatë periudhës janar-qershor 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 110 mijë tonë grurë, 98 mijë tonë materiale hekuri, 66 mijë tonë çimento, 56 mijë tonë plehra bujqësore, 32 mijë tonë melaminë, 21 mijë tonë xhama, etj. /k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.