BRUKSEL – Papunësia rritje të lehtë në zonën euro

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Papunësia në zonën euro ka regjistruar një rritje të lehtë në muajin maj, sipas një vlerësimi të Eurostat, që thekson se mënyra e llogaritjes nuk mundëson zbulimin e plotë të pasojave të masave kufizuese mbi tregun e punës.

“Në maj, kur 19 vendet që kanë miratuar monedhën unike hoqën gradualisht masat kufizuese, niveli i papunësisë arriti në 7,4%, nga 7,3% në muajin prill”, shkruan Zyra Europiane e Statistikave.

Kjo rritje e ulët shpjegohet nga kriteret e përdorura nga Eurostat për të përcaktuar papunësinë, atë të Zyrës Ndërkombëtare të Punës BIT) e cila përcakton si të papunë personat e papunë që kanë kërkuar aktivisht punë në katër javët e mëparshme dhe janë në dispozicion për të filluar punën në dy javët e ardhshme.

Në gjithë Bashkimin Europian, niveli i papunësisë ka qenë 6,7% në maj nga 6,6% në prill./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.