BRUKSEL – Barnier: Mosmarrëveshje serioze me Londrën për postBrexit

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Mosmarrëveshje serioze ekzistojnë mes Londrës dhe Bashkimit Europian për arritjen e një marrëveshjeje mbi marrëdhënien e ardhshme, në përfundim të negociatave intensive, theksoi sot negociatori europian, Michel Barnier.

“Ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje është e mundur dhe në interes të të gjithëve”, shtoi Barnier, në një komunikatë në përfundim të ditës së katërt të negociatave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.