SLLOVENI – Ministri i Brendshëm dorëhiqet pas arrestimit të ministrit të Ekonomisë

LUBJANË, 1 korrik /ATSH-ANSA/- Zëvendëskryeministri slloven dhe ministri i Ekonomisë Zdravko Pocivalsek u arrestua dje, për pak kohë, dhe menjëherë pas kësaj u lirua, si pjesë e një hetimi për blerjen e respiratorëve dhe materialeve të tjera sanitare në fazën akute të epidemisë së koronavirusit.

Pocivalsek, sipas medias lokale, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjes së materialeve mjekësore.

Kryeministri konservator slloven, Janez Jansa ndërhyri në mbrojtje të ministrit duke folur për një operacion të motivuar politikisht, mbështetur nga opozita për të destabilizuar situatën dhe për të vënë në vështirësi qeverinë.

Pocivalsek është liruar vonë në mbrëmje, pas kontrollimeve të kryera në të në shtëpi dhe në zyrën e tij.

Brenda të njëjtit hetim dje, ministri i Brendshëm Ales Hojs dhe drejtori i policisë dhanë dorëheqjen.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.